Më datë 02.02.2023, në ora 21:10, nga ana e punonjësve të policisë nga SPB-Ohër është ndaluar 55-vjeçari L.P. nga Republika e Shqipërisë sepse në rrugën rajonale Ohër-Shën Naum, në afërsi të fshatit Tërpejcë të Ohrit, është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve të cilët po kryenin veprime zyrtare.
Pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të bëhet kallëzim përkatës, njofton SPB Ohër.(Struga Ekspres)