Më datë 14.06.2022, në orën 21:50 nga SPB Ohër është arrestuar 51-vjeçari B.L. nga fshati Ivanjevci i Manastirit, njofton Struga Ekspres.
Ai në një banesë në Ohër ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshorten dhe ia ka dëmtuar një pjesë të orendive, duke vepruar në kundërshtim me vendimin e gjykatës me të cilin ndalohet ngacmimi, telefonimi apo komunikimi në çfarëdo mënyre me ish-bashkëshorten. . Ndaj tij do të ushtrohen kallëzime përkatëse, njoftojnë nga SPB Ohër.
(Struga Ekspres)