Dje më 5 Shtator 2019, në orën 9:30 në Aeroportin e Ohrit u arrestua 44-vjeçari T.S nga Turqia, njofton Struga Ekspres.
Raportohet se ai u përpoq të dilte nga Maqedonia me një pasaportë turke, e cila u zbulua se ishte e falsifikuar.
Prokurori publik u informua për ngjarjen, njofton Ministria e Brendshme.
(Struga Ekspres)