Më datë 08.09.2022, në ora 13:30 në vendin e quajtur “Borovi”, në afërsi të kufirit shqiptaro-maqedonas nga Policia kufitare e stacionuar në Frëngovë është ndaluar 44-vjeçari B.V. nga Republika e Shqipërisë pasi pas kontrolleve u konstatua se ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, shkruan Struga Ekspres.
Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Departamenti për krime ndërkufitare dhe migrim të shtetasve të huaj në Strugë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB.
(Struga Ekspres)