Policia e Korçës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.
Sipas të dhënave zyrtare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, bënë arrestimin provizor të shtetasit Ermal (Edmond) Brahimaj, 40 vjeç, banues në Fier.
Dje Brahimaj është paraqitur në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
Gjatë verifikimit të dokumentacionit të tij në sistem, shtetasi i mësipërm rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore italiane kane lëshuar urdhër arrestin nr 19089 datë 24.10.2008 si dhe kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike” parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Për veprime të mëtejshme u njoftua ZQK Interpol Tirana me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.