Një bashkëpunim i zyrave të Intepolit në Shqipëri dhe Slloveni ka mundësuar sot kapjen e një shtetasi maqedonas në kërkim ndërkombëtar. Siç transmetojnë mediumet në Shqipëri, bëhet fjalë për 38- vjeçarin Pavle Lazarovski, i cili kërkohej pikërisht ne Slloveni për veprën penale të vjedhjes. Lazarovski u arrestua në hyrje të kufirit shqiptar, dhe tashmë priten vetëm procedurat për të mundësuar ekstradimin e tij në vendin e Bashkimit Evropian.