Më 25 qershor 2025, në orën 18:00, në pikën kufitare “Qafethanë”, në hyrje të vendit, oficerët e policisë e arrestuan personin S.R. (30) nga Republika e Shqipërisë, sepse gjatë kontrollit kufitar u përcaktua se ai ishte i regjistruar me masë “arrest” me kërkesë të Interpolit, Republika e Greqisë.
Ai iu dorëzua oficerëve të policisë nga Stacioni i Policisë së Strugës për procedura të mëtejshme, njofton Ministria e Brendshme.
(Struga Ekspres)