Departamenti për polici kriminalistike – Njësia për trafikim të paligjshëm me drogë në
bashkëpunim me Qendrën rajonale për çështje të kufijve Perendim, ngriti kallëzim
penal kundër E.J. (30) nga Republika e Shqipërisë, për shkak të bazave të dyshimit
për kryerjen e veprës penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të
drogëve narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”.
Pas masave të marra, Departamenti për policinë kriminalistike Njësia për trafikim të
paligjshëm me drogë në bashkëpunim me Qendrën Rajonale Perëndim siguroi prova
materiale dhe konstatoi se i dyshuari ishte i përfshire në rastin e kapjes së 45 kg
marihuanë në dy çanta në afërsi të pikës kufitare të Qafethanës me datë 11.11.2018.
Më 26.02.2020 në pikën kufitare “Shën Naum” E.J. është privuar nga liria dhe është
mbajtur në stacionin e policisë. Nga ana e gjykatësit ne procedurë paraprake pranë
Gjykatës Themelore në Strugë të dyshuarit i është caktuar masë paraburgim prej 30
ditësh.
Zëdhënëse e Sektorit për Punë të Brendshme Ohër
Merlina Islam