Policia çeke në Pragë ka arrestuar katër shtetas të Maqedonisë diler të drogës, bëjnë të ditur kështu sot mediat çeke.
Gjatë arrestimit tek ata është gjetur sasi e madhe e parave diku një milion kruna dhe mijëra euro, një kilogram heroinë e kualitetit të lartë dhe armë të ndryshme.
Sipas raporteve policore, të arrestuarit janë nga 20 deri në 41 vjeç ndërsa një nga ato ka qenë ish ushtarë dhe ka pasur përvojë në luftrat e ish Jugosllavisë.
Ndërkohë që aksioni policor ka ndodhur në qershor, policia tek tash ka bërë publike rastin sepse atyre ju është duhur shumë kohë që të bëjnë analizat e ndryshme.
Vlerësimi i policisë është se grupi ka përfituar miliona nga shitja e drogës. Të arrestuarit kanë shitur heroinë gati dy vite ndërsa e kanë transportuar nga Ballkani. Të arrestuarit gjenden në paraburgim ndërsa pritet që të fitojnë nga 10 vite burg për shitje të drogës dhe armëve pa leje./Gazeta Express/