Me datën 19.04.2025 në ora 18.00 janë arrestuar një 28 vjeçar nga Tetova, një 25 vjeçar nga Turqia me vendbanim të përkohshëm në Shkup, një 25 vjeçar nga Senegali me vendbanim të përkohshëm në Gostivar dhe një shtetas gjerman 31 vjeçar në Departamentin e Policisë Struga.
Ata dyshohen se gjatë një gare sportive të mbajtur më 19.04.2025 në Strugë, kanë kryer veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës së sigurisë” dhe “pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tyre do të ngrihen kallëzime përkatëse, njofton MPB.
(Struga Ekspres)