Arrestohen dy persona për blerje të votave, pesë të tjerë janë thirrur në bisedë informative

0
255
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Dy persona janë arrestuar ndërsa pesë janë thirrur në bisedë informative në polici në lidhje me veprën penale blerje të votave gjatë zgjedhjeve.
“Në orën 09:00 në rrugën ‘Dabinqka’ në Prilep, zyrtar policor nga Prilepi në lidhje me veprën ‘blerje të votave gjatë zgjedhjeve’ kanë privuar nga lirai B.H (72) dhe D.S (36), që të dy nga Krusheva. Në lidhje me të njejtën ngjarje, në stacionin policor Prilep janë ftuar edhe S.A (28), M.A (31), SH.A (40), D.A (22) dhe Xh.A (36) nga Krusheva me vendndodhje në Prilep”, thonë nga MPB, përcjell SHENJA.
Poashtu janë regjistruar disa denoncime për agjitim gjatë votimeve në më tepër vende, por pas ndërmarrjes së masave deri në këtë moment nuk janë konfirmuar pohimet.