Pjesëtarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë, më datë 22.07.2018 rreth orës 14 e 30 minuta, në mes të fshatrave Gjermë dhe Xhepçishtë, ne vendin e quajtur ,,Leshnik,, kanë takuar 39 vjeçarin T.D. dhe 40 vjeçarin M.S. nga fshati Xhepçisht, si dhe traktorë ,,IMT 533,, dhe ,,IMT 539,, me të cilët kanë transportuar drunjë Ahu për ngrohje.
Dy personat janë arrestuar dhe mbajtur në Stacionin policorë të Tetovës, për procedurë të mëtutjeshme, ndërsa traktorët dhe drunjtë janë foto dokumentuar, përkohësisht janë marr dhe janë dorëzuar në Policinë malore.
Në të njëjtin lokacion është takuar edhe personi D.S 48 vjeç nga Xhepçishti, i cili i ngarkuar me drunjë, ka arritur të ikë prej policisë, ku edhe ndaj tij do të pasojnë padi adekuate./TS/