Siç mësohet jozyrtarisht bëhet fjalë për përvetësim, gjegjësisht shitja e tokës shtetërore me çka është dëmtuar buxheti i Maqedonisë me mbi 2,5 milion euro.
Midis të arrestuarve gjendet edhe një pronar i një firme dhe një avokat. Alsat mëson se të arrestuar janë nëpunës shtetërorë në Ministrinë e Transportit dhe lidhjeve, të punësuar në kadastër si dhe noterë.
Aksioni policor ka të bëjë me ndërtimin e tre hoteleve në tokë shtetërore përgjatë lumit Vardar nga ana e kundërt e parkut të Qytetit të Shkupit. Gjithashtu të njëjtët akuzohen se kanë manipuluar me tokë shtetërore edhe në parcelat ku duheshe të ndërtohen “shkallët spanjolle” në qendër të Shkupit.
Një i dyshuar deri tani është në arrati dhe po kërkohet nga policia. Ndërsa të arrestuarit e tjerë janë dorëzuar para gjykatës me procedurë paraprake dhe pritet të shqiptohet vendimi për paraburgim.