Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArlind Murtezani: Turpi për rezilin, si mëkati për qafirin!

Arlind Murtezani: Turpi për rezilin, si mëkati për qafirin!

Po dëgjoj pseudo-shqiptarët duke kërkuar falje për votimet e djeshme. Një ndëgjegje e shitur, nuk mbulohet me kërkim falje, por vetëm e thekson gabimin fundamental të një procesi zgjedhor historik. Prej kujt po kërkojnë falje ata që u shitën brez pas brezi për interesa personale?

Mos vallë kërkojnë falje nga Mujdin Aliu, nga Mehmet Gega apo Mehmet Pashë Deralla? Apo, po kërkojnë falje nga vetja?

Dielli nuk mbulohet me shoshë, e poashtu as fitorja në disa vende puro shqiptare. Është një fakt i gjallë, që mbrëmë u pa dukshëm bashkëpunimi sllavo-shqiptar, i cili bashkëpunim i ka tejkaluar përmasat e normales.

Por, këtu nuk ka falje. Ka vetëm një porosi: Shqiptarët nuk e kanë akoma forcën e duhur për t’iu kundërvënë pushtetit, por e kanë kohën dhe vullnetin e mbarë që të vetëdijësohen për mirëqenien e tyre.

Faik Konica e ka një thënie për këtë situatë: “Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.”

Arlind Murtezani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!