Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArjanit Hoxha: Lëvizja Besa nuk ndalet, por ja pse po ndodhin tani...

Arjanit Hoxha: Lëvizja Besa nuk ndalet, por ja pse po ndodhin tani pakënaqësitë e dy apo tre individëve?!

Ata që kanë marrë pjesë në pushtetet e montimeve të rasteve kundër shqiptarëve, nuk është aspak për t’u habitur se njejt me montime, inskenime dhe mallverzime mundohen të paraqesin se gjoja në Lëvizjen BESA ka largime apo pakënaqësi nga koalicionimi mes Lëvizjes BESA dhe LSDM. Kemi heshtur duke mos dashur t’u japim rëndësi të veçantë pakënaqësive individuale të personave që kur kanë interes vijnë dhe kur skanë interes largohen dhe shpifin. Pyetja është shumë e thjeshtë: Pse asnjë nga këta 2-3 individë (që statuset i shkruhen në press qendrën e BDI) nuk shprehën asnjë pakënaqësi kur Lëvizja BESA nënshkroi marrëveshjen e koalicionit me LSDM, por këto “pakënaqësi” i shfaqën momentin kur u përpiluan listat për deputet!? Një gjë është e qartë, se Lëvizja BESA nuk është nga ato institucionet si i ka qejf BDI që çdo paraziti dhe të pa afti ti japë biletën për të qenë deputet, drejtor, ministër apo ndonjë funksion tjetër publik. E kemi thënë disa herë se rruga që kemi vendosur ne në Lëvizjen BESA është e gjatë dhe jo çdokush mund të përballojë, të dobëtit janë larguar (disa tash e disa më herët), ndërsa ata që besojnë fuqishëm në idealin e ndërtuar nga Lëvizja, do vazhdojnë pavarsisht sulmeve, ofertave të majme finansiare apo joshjeve momentale nga BDI ose ndonjë parti tjetër. Gjithësesi, çdokush që shkon mund të falenderojmë për aq sa ka qenë dhe kontribuar në BESË, por poashtu i porosisim edhe ata por edhe oponentët tonë, sa më shumë mundohen të dëmtojnë Lëvizjen aq më shumë na forcojnë dhe motivojnë për të vazhduar rrugëtimin tonë. Është fakt që BDI është në panik dhe nuk mund të pranojnë faktin se fundi i tyre politik vjen pikërisht nga politika këmbgulëse dhe konzistente e Lëvizjes BESA, prandaj edhe do mundohen të dëmtojnë dhe pengojnë rrugëtimin tonë, por ata do humbin dhe ne do i’a dalim ashtu si kemi vepruar deri më tani.
Pas 12 Prillit do ju shohim nga ana e tavolinës ku kemi pushtet, ndërsa ju tjerët do jeni në anën e tavolinës që do kërkoni pushtet. Ky është dallimi të jesh #meBESË”.

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Arjanit Hoxha 

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!