-Është konceptuale ndarja në BDI, dhe do të ndodhë, këtë e deklaroi në ClickPlus në TV21 Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa. Ai thotë se krahu i luftës po shkpëutet nga BDI-ja e udhëhequr nga Ali Ahmeti pasi nuk është e përfaqësuar në institucione.
“Unë mendoj se në shumicë absolute kjo pjesë po shkëputet, po shfaq mosbesim në politikat aktuale. Unë nuk e di kush është përfaqësuesi i krahut të luftës brenda institucioneve”, deklaroi Hoxha.