Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArjanit Hoxha: BESA do jetë pjesë e koalicionit që do e bëjë...

Arjanit Hoxha: BESA do jetë pjesë e koalicionit që do e bëjë qeverinë e ardhëshme

Nuk ka rezultuar të suksesshme përpjekjet e deritanishme të Aleancës për Shqiptarët për një koalicion trepalësh parazgjedhor me Besën dhe Alternativën. Edhe pse ishte lajmëruar një epilog për në fillim të muajit janar, partitë akoma nuk kanë arritur marrëveshje.

Lëvizja Besa nuk ka përjashtuar mundësinë të ulet në tavolinë me Alternativën me qëllim që, siç thonë ata, në këto zgjedhje, qytetarët të kenë një ofertë ndryshe.

“Ne kur e jemi formuar Lëvizjen Besa nuk e kemi formuar duke u mbështetur në njëfarë koalicioni apo në ndonjë parti tjetër. Nëse një parti nuk është e gatshme që të ballafaqohet vetë në zgjedhje atëherë unë nuk besoj se ja vlen që ajo parti të funksionojë. Në këtë drejtim, ne duam t’u ofrojmë diçka më ndryshe qytetarëve. Ne duam t’i garantojmë votuesit të Besës që do të jemi pjesë e Qeverisë për të realizuar këto”-pohoi Arianit Hoxha, Lëvizja Besa.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments