Friday, May 30, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionArijeta Reçi: Fëmijët në Gaza po bërtasin, a i dëgjojmë ne?

Arijeta Reçi: Fëmijët në Gaza po bërtasin, a i dëgjojmë ne?

Fëmijët në Gaza po bërtasin – a i dëgjojmë ne?

Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë vuajtjen që po ndodh në Gaza tani. Fëmijë që vriten, gjymtohen, humbasin prindërit, shtëpitë, sigurinë – të ardhmen e tyre. Pamjet na arrijnë çdo ditë, por rreziku është që të mësohemi me to. Që të kthejmë shikimin. Kjo nuk duhet të ndodhë. Tani është koha që të flasim – qartë, të bashkuar dhe me gjithë forcën: Dhuna ndaj fëmijëve në Gaza duhet të ndalet. Tani.

Kjo nuk është një konflikt politik ku të dyja palët janë të barabarta. Nuk është një luftë mes forcash të njëjta. Është një katastrofë humanitare ku fëmijët po bartin barrën më të rëndë. OKB-ja dhe organizata të panumërta ndihme kanë ngritur alarmin për urinë, mungesën e kujdesit shëndetësor, shkollat, spitalet dhe shtëpitë e bombarduara. Por megjithatë bombat vazhdojnë të bien. Megjithatë, ndihma humanitare nuk lejohet të hyjë.

Fëmijët nuk duhet të jenë kurrë shënjestër. Por ata po vdesin – me mijëra. Çdo ditë.

Ndërkohë, shumë prej liderëve botërorë heshtin. Edhe qeveri që dikur ishin të qarta, tani flasin me fjalë të kujdesshme. Edhe këtu në Suedi kemi parë një qasje të rrezikshme të matur – ku më shumë rëndësi ka aleanca se sa jeta e fëmijëve. Kjo është e papranueshme. Nuk kemi nevojë për më shumë fraza boshe për “spirale dhune” – kemi nevojë për veprim. Sanksione. Presion diplomatik. Bojkot. Trusni ndërkombëtare që tregojnë se bota nuk e pranon këtë padrejtësi.

Të qëndrosh në anën e fëmijëve dhe të drejtës së tyre për jetë është gjëja më themelore që mund të bëjmë.

Unë e shkruaj këtë si pjesë e një thirrjeje kombëtare – por edhe si nënë, si politikane dhe si qenie njerëzore. Nuk mund të heshtim. Duhet të ngremë zërin. Sepse çdo ditë që kalon, më shumë fëmijë po vdesin.

Mos të mësohemi kurrë me mendimin se jeta e fëmijëve mund të negociohet. Të ngrihemi – për ata që nuk mund të flasin më.

Dhuna ndaj fëmijëve në Gaza duhet të ndalet. Tani.

Arijeta Reçi

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments