Monday, April 14, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArianit Hoxha: Nëse Parisi fik dritat e kullës Eiffel, pse në Shkup...

Arianit Hoxha: Nëse Parisi fik dritat e kullës Eiffel, pse në Shkup nuk fiken dritat e kryqit në Vodno

Sekretari përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, nëpërmjet një statusi në fFacebook ka shkruar se nëse në Paris është marrë vendimi për të reduktuar ndriçimin e Kullës së Eiffel-it, pse të mos ndalet ndriçimi i panevojshëm në Kryqin e Mileniumit në Vodno të Shkupit, përcjell TS.

“Në Paris merret vendim për të reduktuar ndriçimin e Kullës së Eiffel-it, duke kursyer kështu shpenzimet e panevojshme të energjisë elektrike sidomos në periudhën e krizës energjetike që ka filluar dhe pritet të thellohet gjatë këtij dimri.
Në vend që pushtetarët tonë të na tregojnë se si të përdorim energjinë elektrike në amvisri, ja publikisht i propozoj që të nisin kursimet nga vetja dhe të ndalin ndriçimin e panevojshëm në Kryqin e Mileniumit në Vodno të Shkupit!” ka shkruar Hoxha./TS/

 

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments