Kryetari i “Shoqatës Islame Ladorisht”, Arian Cenka falenderon të gjithë donatorët qê kontribuan për të ndihmuar shumë familje dhe femijë në nevoje,shkruan Struga Ekspres.
“Dua të falenderoj në emrin tim dhe në emër të “Shoqates Islame- Ladorisht”, të gjithë ato që na besojne dhe kontribojnë tek shoqata jonë, për t’ua lehtësuar gjendjen nevojtarëve.
Ne nuk do të ndalemi me kaq, do vazhdojmë përsëri të jemi sa më pranë familjareve në nevoje”,përfundon kryetari shoqatës,z.Arian Cenka.
Kjo shoqatë vazhdimisht ndihmonë familjet në nevojë të fshatrave dhe qytetit të Strugës.
Dje nga kjo shoqatë u ndihmuan mbi 40 familje nga Struga dhe fshatrat e saj ku shpërndau artikuj ushqimor dhe veshëmbathje.
(Struga Ekspres)