Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiArdian Demiri, avokati nga Struga shpëton nga burgu shqiptarin që vendosi flamurin...

Ardian Demiri, avokati nga Struga shpëton nga burgu shqiptarin që vendosi flamurin në kalanë e Ohrit

Gjergj Prekoçaj,shqiptari që udhëhoqi grupin arbëreshëve dhe që vendosi flamurin në Kalanë e Ohrit sot është dënuar me 1100 euro dënim nga Gjykata e Ohrit.

Prekoçajt gjithashtu i është shqiptuar ndalese prej 5 viteve për të mos hyrë në Maqedoninë e Veriut.

Shpëtim Pollozhani, kryetari i Shoqatës së të burgosurve politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut u shpreh se ky vendim është skandaloz dhe dënim drakonik prej 1100 euro.

Shpëtim Pollozhani tregon se Gjergj Prekoçaj i ka paguar menjëherë paratë që të lirohet, edhe ate falë avokatit Ardian Demiri, sepse për shkak të festave do të detyrohej të shkonte në burg.

Gjergj Prekoçaj nuk ka shprehur asnjë pendesë për veprimin e bërë dhe se ndiheshte krenar, duke u shprehur aty ka shpalosur flamurin edhe Skënderbeu në betejat e tij dhe se kjo është tokë shqiptare.

Ai gjithashtu falenderoi avokatin strugan Ardian Demiri për lirimin e tij të menjëhershëm.

(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!