Nga Ardi Zhuta
KENGE JEHO 2018
Kur isha me i vogel mbaj mend qe prinderit me thonin qe rezervonin nje muaj para per Kenge Jeho. Nje skene e madhe per kohen, nje stadion i super mbushur dhe njerez qe ndaheshin te kenaqur. E tani? Edhe femijet ndaheshin te merzitur dhe terhiqnin per dore prinderit e tyre qe edhe ata thelle thelle deshironin te iknin nga shfaqja ‘interesante’ e festivalit me te madh ne vend.
Une ndoshta jam i vogel dhe jo i duhuri per kete shkrim por me vjen keq qe nuk shoh me ate festival qe prinderit ma prezantonin me krenari. 5 vitet e fundit te festivalit kur rashe dhe une ne mendt e mia shof nje skene hekurash, shyqyr qe e nderruan se deri dje ishte me derrasa nga shekulli i kaluar, qe nuk ka asnje dekor, e jo me led wall e qofte larg drita te ndryshme. Fatkeqesisht shohim te njejtat fytyra vit per viti dhe drejtues te lashte qe kane te njejten ideologji, te jene sa me te merzitshem. Te tilla festivale te pervitshme duan risi, duan te rinohen dhe te modernizohen vit per vit por jo, dikush aty lart mendon se sa me teper te jesh ne kohen e mesjetes aq me mire eshte per festivalin.
Kam shume per te thene, por po e ndal me kaq me shpresen qe lashtesia te largohet nga ky festival, nese lejon drejtori kuptohet edhe ky festival te behet ai qe ishte dikur.
Deri atehere shihemi dhe rrofte vallja dhe kultura jone ??