Friday, November 22, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionArbëresha Vlashi: Ne jemi të dënuar të vdesim çdo sekond pak e...

Arbëresha Vlashi: Ne jemi të dënuar të vdesim çdo sekond pak e nga pak nga ajri që e thithim (FOTO)

Boll me justifikime …Dikur e lexova nje barcalet: Dy persona i kishin dënuar me varje, dhe njëri i thot tjetrit, duhet të bëjm diçka që të shpëtojmë, tjetri ja kthen: rri se mos e bëjm punën më keq! Ky dialog shumë më asocon me mënyrën se si qytetarët e Strugës kanë qasjen ndaj problemit të deponisë që mendoj se ka më keq se kaq. Nëse ata të dy i kishin dënu me varje, ne jemi të denuar të vdesim çdo sekond pak e nga pak nga ajri që e thithim. Po ashtu më habit fakti se si mundet që as institucionet në nivel lokal, as ata në nivel nacional të trajtonin problemin si gjendje emergjence, ku në fund të fundit mundet edhe zjarrëfikset nga komunat për rreth të kontribonin në fikjen e zjarrit. Si është e mundur që as një institucion nuk doli tu tregoj qytetarëve për masat që duhet të ndërmarrin për minimizimin e pasojave, se si duhet të sillemi, si duhet ti mbrojmë fëmijët dhe të sëmurët kronik?! A e dini qytetarë të nderuar se Struga shtrihet mbi sipërfaqje me ujra nëntokësor, si është e mundur që asnjë institucion nuk morri kampiona të ujit për të testuar nëse ka pas ndikim mbi cilësin e ujit të pishëm, gjithashtu duhet të bëhen edhe analiza detale edhe mbi nivelin e hemikaleve mbi produket bujqësore, a mund të konsumohen?!! Para disa muajsh për një kontroll rutinie isha tek një mjeke e nderuar dhe në bised e sipër më tregoj se numri i personave të prekur me karcionom ne Velesht dhe Labunisht ishte rritur dukshëm, sot mundohem në munges të fakteve konkrete, por me një lidhje logjike se rrjedhja e Drinit ësht po në atë vij, mos vallë ujrat nëntokësor e bën punën e vet?! Ju lutem boll me arsyetime dhe justifikime, në fund të të fundit për të gjetur zgjidhje paguheni…mos veprimi juaj është dënim kolektiv drejt një vdekje të ngadalt dhe të sigurt me plot dhimbje…

Arbëresha Vlashi
(Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!