“Blerim Reka ka përjetuar fijasko në këto zgjedhje. Ai as për së afërmi nuk iu ofrua kandidatëve të mëparshëm shqiptar duke nisur nga Muharrem Nexhipi e të tjerët”, theksoi zëdhënësi i shtabit të BDI-së, Arbër Ademi.
Sipas tij, qytetarët dijnë të dajllojnë se kush ka vizion dhe të hap perspektivë duke avancuar pozitën e shqiptarëve.
Ademi tha se Reka kishte qëllimin vetëm për të marrë pjesë në këto zgjedhje dhe përjetoi ndëshkimin.
Ai tha se edhe njehere u konfirmua koncepti i BDI mbi bazen e parimit te koncensualitetit për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët.