Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiArben Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Shëndetësisë

Arben Vitia ka dhënë dorëheqje nga pozita e Ministrit të Shëndetësisë, shkruan Gazeta Express.

Për këtë vendim ka njoftuar vet ai përmes një konference për media, nga objekti i Qeverisë së Kosovës.

Të dënuarit i pezullohet ekzekutimi pas kërkesës së çuditshme – Gazeta Exp…

Ndaloni problemet e prostatës dhe fshikëzës sot-100% e garantuar!
“Mua mu dha besimi nga kryeministri Kurti dhe pata privilegjin që të shërbejë me të gjithë fuqinë që disponojë popullit të cilit i përkas në një kohë të vështirë, të dhimbshme dhe me sakrifica. Ju jam mirënjohës përjetë për besimin e dhënë dhe mbështetjen e dhënë. Të nderuar qytetarë. Besoj fuqishëm që së bashku do ta kalojmë këtë test nëse të gjithë e konsiderojmë këtë si sukses tonë”, ka thënë ai.

Me tutje, Vitia ka njoftuar edhe për arsyet e dorëheqjes.

“Më lejoni që të ju njoftojë për një vendim që e kam marrë në bashkërendime me kryeministrin Kurti dhe me LVV-në. Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më ka ngarkuar kryeministri Kurti që do t’i jem mirënjohës jo vetëm për besimin por edhe për mbështetjen. Unë ja transformojw përgjegjësinë stafit të ministrisë, zëvendësministres Dafina Gexha me bindjen e plotë se puna e mirë do të vazhdojë ”, ka thënë Vitia.

Arben Vitia në këtë konferencë theksoi se tani do të përqendrohet në garën për Prishtinën.

“Nga tani e tutje do të jem pjesë e një ekipi tjetër që ka në fokus kryeqytetin tonë. Kjo sepse ne jemi në një moment kritik, ku nga ne pritet që të merren vendime të guximshme të transformimit të qyteteve tona në qytete të jetueshme”, ka thënë Vitia.

Vitia është kandidat për kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje për Prishtinën.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!