Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniArben Taravari: Në vend të festës, BDI të vajtoj në Zajaz

Arben Taravari: Në vend të festës, BDI të vajtoj në Zajaz

“Të qash me gra Zajazi” është zhargon popullor për raste të rënda që përdoret e edhe për shaka. Nisur nga kjo, nënkryetari i ASH-së dhe kreu i Gostivarit, Arben Taravari u ka apeluar zyrtarëve të BDI-së që në vend të festës të paralajmëruar gjatë fundjavës, të shkojnë për të nisur vajin nga Zajazi, vendlindja e liderit të tyre, Ali Ahmeti.

Me ironi Taravari pyet se mos vallë kjo festë e BDI-së vjen për shpërnguljen e afro gjysëm milioni rini, vrasjet, krizës, krimit, shantazhet e korrupsionit që ka kapluar vendin, apo për djegien e gjallë të banorëve të Tetovës në spitalin modular ose me djegien e 45 pasagjerëve nga Maqedonia në autobusin në Bullgari.

“Manipulim i radhës i BDI-së, mendoj se nuk i ngjanë të festojë. Mendoj se duheshte të vajtonë në Zajaz pasi na kanë ikur 400-500 mijë të rinjë nga Maqedonia. Asgjë nuk ka bërë për ta parandaluar katastrofën ekonomike në vend, nga ana tjetër vrasje, krim, korrupsion. E dinë qytetarët dhe çdo ditë kur përmenden këto terme se në Shkup viten njerëz, dihet se kush i ka vra, pastaj ndodhin afera korruptive – ndizet autobus dhe vdesin 45 persona, pasi dy-tre muajsh askush nuk flet, digjet spitali modular në Tetovë dhe tani pas 6-7 muajsh ende nuk e dimë se kush i ka fajet. Ka edhe shumë skandale që nuk ka nevjë të rradhiten të gjitha”, deklaron Arben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit.

Ndryshe, gjatë fundjavës partia e Ahmetit ka paralajmërur festë në Shkup dhe Tetovë me rastin e 20 vjetorit të partisë, ku do të sjellë muzikantë të cilët për disa orë do ti paguaj plot% 100.000 euro në këtë kohë krize ku çmimet çdo ditë vazhdojnë të rriten.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!