Arben Taravari kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit

0
15
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Kryetari i Gostivarit, njëherësh sekretar i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, kërkon dorëheqjen e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti. Në një status në FB, Taravari ka shkruar se Ahmeti duhet të merr përgjegjësi për humbjen e BDI-së në Gostivar, pasi, siç shkruan ai, zgjedhjet në këtë komunë ishin betejë personale e kreut të “integristëve”.

“Zgjedhjet në Gostivar ishin për Ahmetin një çështje personale të cilën e humbi. Mendoj se duhet të marrë përgjegjësinë që i takon, duhet të dorëhiqet”, ka shkruar Arben Taravari në Facebook.