Saturday, May 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArben Taravari fitoi shumicën dhe mbështetje nga Këshilli i Komunës

Arben Taravari fitoi shumicën dhe mbështetje nga Këshilli i Komunës

Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Gostivarit është Besim Memedi. Ai ishte zgjedhur në seancën e sotme të Këshillit pasi kryesuesi i deritanishëm Nasir Musliu dha dorëheqje. Me ndryshimin ishte promovuar edhe shumica e re e cila u krijua rreth Aleancës për Shqiptarët.

Paralajmërimet për shumicë të re filluan me fillimin e seancës pas çka filloi zgjedhja e kryesuesit të ri, ndërsa pas dy përpjekjeve që seancën ta udhëheqë anëtari më i moshuar i Këshillit, ishte pranuar propozimi që ai të jetë këshilltar nga radhët e Aleancës. Vota kyçe për ndryshimin e shumicës që deri para pak kohësh e kryesonin BDI-ja dhe LSDM-ja erdhi nga këshilltari Kashmir Saliu nga Lidhja Demokratike e Romëve.

Për zgjedhjen e kryesuesit të ri Memedi, votuan këshilltarët e Aleancës, VMRO-DPMNE-së, dy këshilltarët e RDK-së ishin të përmbajtur, ndërsa këshilltarët nga BDI-ja dhe LSDM-ja ishin kundër. Me orarin e tillë të forcave Këshilli ka shumicë të cilën e kryeson partia e kryetarit Arben Taravari, Aleancës për Shqiptarët.

Këshilltari i LSDM-së, Zoran Angellov kundërshtoi mënyrën e zgjedhjes së kryesuesit duke theksuar se me veprimet e tilla shkelet rregullorja dhe ligjet. Angellov vlerësoi se pas dorëheqjes së kryetarit paraprak, seancën duhet ta udhëheqë këshilltari më i moshuar i Këshillit, e pastaj të bëhet zgjedhja që sipas tij kjo nuk është përmbushur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments