Koha dëshmoi se, brenda strukturave drejtuese të Besës, kishte individë të dirigjuar nga jashtë, të manipulueshëm, interesxhinj, egoistë dhe të paqëndrueshëm.
Disave prej tyre, në mbledhjet të Kryesisë, me debate të zgjatura dhe ata që akoma pa u miratuar rendi i ditës mbylleshin – për çështje esencialisht kuptimplota për interesat e merituara të shqiptarëve dhe mbarëvajtjen e shëndetshme të partisë – u zbuloheshin ngjyrat, ato bëheshin të dukshme nën shkëlqimin e dritës së platformës politike, argumenteve kokëforta dhe qëndrueshmërisë të artikuluesve të vizionit politik të Lëvizjes Besa!Goditjen e parë Besa e mori pas zgjedhjeve parlamentare nga KQZ-ja. Lufta anti-Besë u shfaq edhe më e egër në zgjedhjet lokale, me shqetësimin se ajo ishte e preferuara e elektoratit shqiptar, që ia mundësonte fitoren e dy komunave urbane më të rëndësishme, atë të Çairit dhe të Tetovës. Pas kësaj ishte e pritshme që, me fillimin e procesit të riorganizimit të partisë, të vinim në një situatë ku grupe të vogla të ngrinin kokë jo thjesht për ta uzurpuar partinë, por për ta zhbërë atë më esencialen – idenë autoktone, autonome dhe autentike të Lëvizjes Besa, ideologjinë e mirëfilltë shqiptare, që pretendon t’i nxjerrë shqiptarët nga vuajtja dhe mjerimi i sistemit politik, por edhe nga mjerimi i ideologjive dhe pseudoideologjive të politikës maqedonase’’, shkruan Labenishti në profilin e tij facebook.