“Lëvizja BESA nuk është bërë pjesë e Qeverisë që nga formimi, por është bërë pjesë e Qeverisë për shkak të euro-integrimeve”, deklaroi Arben Labënishti nga fraksioni i Lëvizjes BESA të Afrim Gashit në një intervistë në emisionin ‘Studio e Hapur’ në TV SHENJA.
Sipas tij, Lëvizja BESA po instalon një formë shumë të ndershme të menaxhimit të institucioneve dhe për këtë, tha Labënishti, është dëshmi Ministria e Kulturës por edhe drejtoritë që i drejton Lëvizja BESA.