Monday, July 14, 2025
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFetai u bën thirrje deputetëve të larguar nga ASH: Ktheni mandatet!

Fetai u bën thirrje deputetëve të larguar nga ASH: Ktheni mandatet!

Fetai u bën thirrje deputetëve të larguar nga ASH: Ktheni mandatet!

Zëvendëskryeministri dhe përfaqësues i koalicionit VLEN, Arben Fetai, ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të Aleancës për Shqiptarët që kanë ndryshuar kursin politik pas zgjedhjeve të fundit parlamentare. Përmes një deklarate publike, Fetai u kërkoi Halil Snopçes, Sadik Sulejmanit dhe Rijad Shaqirit të dorëzojnë mandatet që, sipas tij, i kanë fituar në emër të ndryshimit dhe të vullnetit të popullit.

“Ktheni mandatet! Rrena i ka këmbët e shkurtra. Ende pa u mbushur një muaj, u ranë maskat tradhtarëve të vullnetit të anëtarësisë së ASH-së dhe 107,000 votuesve të koalicionit VLEN”, shkroi Fetai në një postim në rrjetet sociale.

Ai i akuzoi tre deputetët për tradhti ndaj elektoratit dhe theksoi se qytetarët i kanë votuar për të larguar BDI-në nga pushteti, e jo për të bashkëpunuar me të.

“Halil, Sadik dhe Rijad nëse ju ka mbetur sadopak dinjitet, ktheni mandatet që i fituat në emër të ndryshimit! Populli ju votoi për ta çuar BDI-në në opozitë, jo për t’u ulur në prehrin e Ali Ahmetit”, përfundon reagimi i tij.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments