Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaArabët “veshin” me diamante aeroplanin për sezonin e festave

Arabët “veshin” me diamante aeroplanin për sezonin e festave

Një aeroplan Boeing 777 i Emirateve të Bashkuara Arabe është zbukuruar për sezonin e festave. Agjencia e fluturimeve postoi në Twitter fotografinë e aeroplanit me pamje të re, i cili është i mbuluar krejtësisht me diamante, duke i dhënë kështu një efekt ndriçues shumë mahnitës.

Dhe adhuruesit e aviacionit mbetën të habitur nga pamja e re e aeroplanit, me fotografinë e tij që u shpërnda me të madhe në rrjetin social.

Përdoruesit e Twitter filluan të spekulojnë për çdo gjë, duke filluar nga kostoja e projektit e deri tek destinacionet që do t’i merrte ky aeroplan, në mënyrë që ta dinin nëse do ta shihnin atë duke fluturuar në qiell.
Përderisa shumë skeptikë e vënë në pikëpyetje vërtetësinë e fotografisë, duke thënë se ajo është manipuluar me programe për modifikim fotosh.

Dhe duket se kishin të drejtë që dyshonin, pasi aeroplani me diamante nuk është i vërtetë, por rezultat i një aftësie të pabesueshme për të modifikuar foto.

Fotografia e aeroplanit me diamante u krijua nga artistja Sara Shakeel. Pasi në fotografinë e shpërndarë thuhej: “Ju prezantojmë Emirates Bling 777. Fotografia u krijua nga Sara Shakeel”.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments