Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniApel i policisë: Mos u jepni motoçikleta fëmijëve

Apel i policisë: Mos u jepni motoçikleta fëmijëve


Me përmirësimin e kushteve klimatike, në rrugët e Tetovës, por edhe në rajonin më të gjerë, është shtuar dukshëm frekuentimi i motoristëve sidomos në orët e pasidtës dhe gjatë natës. Shumica e motoristëve janë të rinj, të mitur dhe vozisin të ashtuquajtur “skuter”, kurse në rrugë nuk mungojnë as motorët më të mëdhenj. Dukuria e daljes me motor në rrugët e Tetovës ka bërë që gjatë vitit të kaluar të ketë shumë aksidente ku kanë qenë të përfshirë motoristët, shkruan gazeta KOHA.

Së këndejmi, Policia rrugore në Tetovë, gjatë këtij muaji ka ndërmarrë një sërë aktivitete preventive për zbulimin dhe eliminimin e mangësive në funksion të përmirësimit të sigurisë së përgjithshme në rrugë. “Me përmirësimin e kushteve klimatike, kohëve e fundit numri i motoçiklistëve është shtuar dukshëm dhe ne si stacion për siguri në komunikacionin rrugor, gjithnjë i kemi në konsideratë këta pjesëmarrës. Që nga fillimi i muajit mars, ne i kemi intensifikuar kontrollet në rrugët e Tetovës dhe janë marrë masa ndaj të gjithëve atyre që nuk i respektojnë rregullat dhe ligjet në këtë drejtim. Prandaj, edhe kemi lëshuar një numër të konsiderueshëm të kundërvajtjeve në Gjykatën e Tetovës dhe janë konfiskuar katër motoçikleta për mos pasje të dokumenteve adekuate”, deklaroi Besir Qamili, zëvendëskomandant i Stacionit për Siguri në Komunikacionin rrugor në Tetovë.

Sipas policisë, ajo që është dukuri e zakonshme në këtë periudhë sa i përket drejtuesve të motoçiklistëve është se ka gjithnjë vozitës të rinj, prandaj apelojnë që prindërit të kenë më shumë kujdes. “Do të kisha apeluar deri tek prindërit të jenë më aktiv në këtë aspekt, që të mos lejojnë fëmijët e tyre ti drejtojnë këta motoçikleta nëse nuk kanë leje, nuk kanë pajisje të nevojshme, por edhe nëse nume kanë moshën e duhur”, apelon Qamili.

Gjatë viteve të kaluara, në Tetovë bilanci është tragjik sa i përket aksidenteve me motoçikleta, ndërsa numri sillet nga tre deri katër viktima gjatë një viti ku kanë mbetur viktimë motoristët. Ndonëse çdo vit ka projekte për preventivë, megjithatë situata në terren është krejtësisht e kundërt, pasi çdo ditë regjistrohen aksidente me motoçikleta në rrugët e Tetovës dhe rrethinës.

Policia, apelon deri tek motoristët që të jenë të kujdesshëm, tërësisht të respektojnë rregullat e komunikacionit, të mos vozisin shpejt, pa leje adekuate dhe nën ndikim të alkoolit. Motoristët po ashtu rikujtohen edhe për obligimin ligjor që të regjistrojnë motorët e tyre dhe me vete gjithmonë të kenë pajisje mbrojtëse. Sipas policisë, dënimi për mosrespektim të këtyre rregullave sillet prej 300 deri në 500 euro, varësisht nga karakteri i kundërvajtjes.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!