Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAlternativa do të vendosë sonte nëse Sali do ta zëvendësojë Filipçen

Alternativa do të vendosë sonte nëse Sali do ta zëvendësojë Filipçen

Sonte do të mblidhet kryesia qendrore e Alternativës, pas së cilës do të bëhet e ditur se cilët do të jenë tre ministrat nga kjo parti. Kandidati për ministër të Shëndetësisë nga kjo parti është Bekim Sali. Alternativa do të menaxhojë edhe Ministritë e Shoqërisë Informative dhe Diasporën.

Nga Alternativa priten emrat e deputetëve për Ministrinë e Arsimit, Bujqësisë dhe Arsimit dhe për 47 pozita të tjera drejtoresh, si për MEPSO, Hekurudha, Fondin e Sigurimeve Pensionale e tjera.
Siç bëhet e ditur, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, propozoi liderin e Alternativës Afrim Gashi për kryeministër të qeverisë së ardhshme teknike. Alternativa e hodhi poshtë propozimin me arsyetimin se është duke u zhvilluar një proces tjetër, gjegjësisht se mbeten në marrëveshjen me Zaev.

Të martën pritet zgjedhja e kandidatëve të rinj për poste ministrore në qeverinë e re, e cila pritet të udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski, kryetari i ri i LSDM-së.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments