Alternativa dhe Qeveria me shumë të panjohura!
Një nga kushtet e Alternativës nëse do arrihet të bëhet pjesë e Qeverisë është garanca e kërkuar për trajtim të barabartë dhe me dinjitet në Qeveri!
Por nuk besoj aspak se kjo do ndodhë për shumë e shumë arsye:
📍Kur garantuesi Zaev largohet nga partia dhe Qeveria, e që pas tij vjen një lider i ri i papërvojë dhe më tepër teknokrat, i cili do përballet me fraksione dhe përplasje të mundshme brenda socialdemokratëve;
📍kur dihet ndikimi dhe roli shumë dominues i BDI-së;
📍kur Zaevi njihet si politikan dhe kryeministër që ka zhgënjyer dhe ka mbajtur gjithmonë ‘stand by’ partnerët e vegjël në qeveritë e deritanishme, duke mos zbatuar marrëveshjet për ndarjen e pushtetit të premtuar për partnerët e vegjël; (Alternativa ka qenë e sprovuar njëherë pikërisht me Zaevin)
dhe shumë arsye tjera…
P.S.
A mund të ndodhë që pikërisht BDI do jetë ajo që do prish këtë Qeveri natën e 15 dhjetorit, pasi që të merret lajmi i keq nga Brukseli se nuk do ketë datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim?!
Këtë nuk e përjashtoj duke njohur strategjitë dhe taktizimet e kësaj partie që hallin më të madh e ka me kryeministrin shqiptar?
shohim e flasim pas 15-it!!!
Autor: Naser Pajazit-gazetar