Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAlsat: Hekurudhat e Maqedonisë-Transport në humbje, por blejnë “makinën e agjentit 007”

Alsat: Hekurudhat e Maqedonisë-Transport në humbje, por blejnë “makinën e agjentit 007”

Hekurudha që punon në humbje Transport bleu makinë të re. Përveç lokomotivave dhe vagonëve antikë, pjesë e flotës së kompanisë tani është edhe një “Ford Mondeo Titanium” luksoz. Ky model, në Internet, për shkak të veçorive dhe pajisjeve të tij vlerësohet si “makina e agjentit 007”, duke aluduar në James Bond dhe automjetet e sofistikuara që ai drejton në filma. Makina e re duhet ta njohë lodhjen e shoferit, të paralajmërojë kur lëshohet korsia, të startojë pa çelës, por gjithashtu të jetë në gjendje të parkohet vetë. Marrëveshjen Hekurudha e ka nënshkruar më 22 prill dhe vetëm një kompani është paraqitur për thirrjen publike. Ford Monedo Titanium ka dy mijë centimetra kub dhe minimum 147 kuaj fuqi me një motor TDI.

Organi kontraktues obligohet pagesën e bartësit të furnizimit ta kryejë në afat prej 60 ditëve nga dita e pranimit të faturës në arkivin e organit kontraktues, në llogari dhe bankë, për të cilën me letër do ta informojë bartësin e furnizimit”, thuhet në Marrëveshje.

Drejtor i Hekurudhave të Maqedonisë, Transport është Adnan Azizi. Humbjet në transportin hekurudhor kanë arritur 8,3 milionë euro. Në transportin e udhëtarëve, humbjet vetëm për vitin e shkuar janë 700 mijë euro ndërsa te mallrat 2,3 milionë euro. Hekurudhat para tre viteve mori hua nga kompanitë MEPSO dhe ELEM për pagesën e rrogave. Hekurudhat e Maqedonisë Transport është një nga kompanitë për të cilat kryeministri Zoran Zaev njoftoi se mund të privatizohet. Modelin “Ford Mondeo Titanium” e blenë edhe drejtori dhe zëvendës drejtori i Fondit të sigurimit shëndetësorë. Stevo Krstevski dhe Faton Ahmeti shpenzuan rreth 80 mijë euro para të popullit për makina të reja, me arsyetimin se makinat e vjetra janë që blerë në vitin 2014, janë vjetruar.

Bojan Stojanovski/Alsat-M

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!