Aliu u takua me Kedevin, të gjitha spitalet private nga 15 shtatori duhet ta informojnë MSH për të gjitha kontrollet dhe intervenimet e kryera

0
23

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot kishte takim me dr. Sashko Kedev, në të cilën janë shkëmbyer informacione lidhur me konstatimet se janë kryer intervenime të panevojshme kardiokirurgjikale tek pacientë në spitalet private, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-54-06-f3965d67

Ministri Aliu në takim ka përkujtuar se do të dërgihen shkrime, me të cilat të gjitha institucione private shëndetësore janë të detyruar nga 15 shtatori ta informojnë Ministrinë, gjegjësisht Drejtorinë për shëndetësi elektronike për të gjitha kontrollet dhe interveimet e kryera.

Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se janë të hapur për bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara dhe u bëjnë thirrje të gjitha palëve të interesuara që kanë ndonjë informacion në lidhje me parregullsi të mundshme në sistem t’i kontaktojnë menjëherë.

Transparenca është një nga shtyllat kryesore në punën e Ministrisë së Shëndetësisë dhe është me rëndësi thelbësore për përmirësimin e proceseve në sistem, thuhet në komunikatë.


Whats-App-Image-2025-10-03-at-22-47-36-76a070c5