Sunday, September 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionAliu: Pasojat e pandemisë

Aliu: Pasojat e pandemisë

Pasojat e pandemisë

Nga: Ali Aliu

Pandemia e korona virusit solli pasoja të rënda jo vetëm në shëndetin e njerëzve, por edhe në mirëqenien e tyre psiqike, ekonomike, sociale e mbi të gjitha në lirinë e lëvizjes, lirinë e shprehjes dhe jo vetëm.

Në konstelacionin e lartëpërmendur veç më normale është bërë distanca në përshëndetje, ndeje të përbashkëta, vizita familjare etj.

U bë normale të shohish se si dikush ha dajak për shkak se refuzon të vendos maskë.

U instalua njëmendësia dhe dhuna në zbatimin e masave u bë krejt normale. Kështu, në shtetet me demokraci më të pazhvilluara si Kina, Rusia etj. filloi të shihej si në një model të cilin bile duhet ta ndjekin edhe shtetet me demokraci më të avancuar. Ku na çon kjo?

Padyshim që kjo mëton të instalojë njëmendësinë totalitare të një sistemi dhe rendi të ri botëror në të cilin njerëzit nuk do të mund t’i gëzojnë të drejtat elementare njerëzore, por ndoshta do të trajtohen si skllevër modern, të cilët do të detyrohen ta shesin trurin dhe lirinë e tyre vetëm e vetëm që të mund të mbijetojnë në këtë rend të ri botëror. Përndryshe zgjidhja tjetër do të ishte largimi në vende të izoluara e male, ku me gjasë do të kishin shpëtuar nga ndjekja, shtypja e diskriminimi. Këtë e ka paralajmëruar i Dërguari Muhamed a.s. i cili ka thënë që do të vijë një kohë në të cilën pasuria më e madhe e një njeriu do të jetë të largohet me dele gjegjësisht me kopenë e tij dikund në mal, apo do të vijë një kohë kur besimtari do të qëndrojë mbi varrin e dikujt dhe do të kishte dashur që të ishte në vendin e tij. Ose siç thotë një mësues i imi shpirtëror: Në këtë kohë i mençuri gdhihet në mëngjes i marrë!

Sidoqoftë, është një kohë e turbullt, e zymtë dhe depresive, megjithatë si besimtarë duhet të qëndrojmë optimist, syçelë e vigjilent dhe ta bëjmë atë që është më e mira për ta mbrojtur veten, familjen e shoqërinë nga e keqja që na ndjek pas. Para së gjithash ta ushqejmë shpirtin me optimizëm, ta mbrojmë atë me lutje mëngjes e mbrëmje, sepse një shpirt që është rob i Zotit refuzon çfarëdo qoftë robërie ndaj kujtdo tjetër. Besoj fuqishëm që çdo kohë e gjeneratë i ka sfidat e saja, andaj ne do të dëshmojmë se a e kaluam provimin e sfidave të kësaj kohe.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments