Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dërgoi urim deri te të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Ramazan Bajramit.
“Të nderuar besimtarë, më lejoni që në emrin tim dhe të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të ju uroj festën e madhe të Fitër Bajramit me uratat më të sinqerta për agjerim dhe lutje të pranuara, shëndet, fat, mbarësi e lumturi në familjet e juaja.
Festa e Fitër Bajramit që vjen pas muajit të shenjtë të agjërimit është festë e bëmirësisë, e shtruarjes së dorës, e kujdesit, e bashkimit, e solidaritetit, e besimit në Zot.
Në këto kohëra të vështira dhe të paparashikueshme, të shtojmë kujdesin dhe lutjet për njëri tjetrin dhe për njerëzimin në përgjithësi për ta tejkaluar këtë sfidë sa më lehtë e sa më shpejt që ti kthehemi bashkë normalitetit dhe jetës siç e njohim dhe e duam.
Uroj që këto ditë festive ti kaloni pranë më të dashurve të juaj, ta duam, respektojmë, kujdesemi dhe ndihmojmë njëri tjetrin më shumë duke reflektuar mbi të mirën e përbashkët me besimin e shtuar në Zot”, thuhet në urimin e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti.