Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti uron Albin Kurtin, përgëzon Kosovën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Ali Ahmeti uron Albin Kurtin, përgëzon Kosovën për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka përgëzuar Kosovën për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor, shkruan Indeksonline.

Ai gjithashtu e uroi Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje, që sipas tij, janë shumë të rëndësishme.

Postimi i plotë:

Përgëzoj të gjitha institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për mbarëvajtjen e procesit të sotëm zgjedhor.

Uroj Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin për fitoren në këto zgjedhje të parakohshme, shumë të rëndësishme për Kosovën, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët.

Gjithashtu uroj edhe të gjitha partitë tjera politike për rezultatet e arritura por edhe për kontributin e dhënë që ky cikël zgjedhor të zhvillohet në frymën europiane.

Në çdo kohë dhe në çdo rrethanë, Kosova bashkë me qytetarët e saj dhe institucionet, kanë patur vëlla, aleat dhe përkrahës në mua si dhe partner dhe bashkëpunëtor tek BDI-ja dhe tek të gjithë shqiptarët e Maqedonisë së veriut, dhe unë ju siguroj që kështu do të mbetet gjithnjë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments