Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Unë punoj për gjeneratat që vijnë, unë mbjell që ata...

Ali Ahmeti: Unë punoj për gjeneratat që vijnë, unë mbjell që ata të korrin

Bashkimi Demokratik për Integrim, mbajti mbrëmë tubim përmbyllës për zgjedhjet presidenciale për vitin 2019 në Shkup tek ndërtesa e Filarmonisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, potencoi se jo çdo herë elektorati i partisë së tij që lëviz nga 100 deri në 150 mijë ndanë të njëjtin mendim për koncepte por me përfaqësimin që është bërë nga ana jonw ata kanë përqafur konceptin e konsensualitetit.

“Jo rastësisht kemi insistuar që në Marrëveshjen Ohrit të jetë njëra nga pikat me rëndësi të veçantë demokracia konsensual për t’ia parandaluar shumicës për të marr vendime në dëm nuk shumicën qoftë në Kuvend apo ndonjë institucion tjetër. Kryetari i Kuvendit është zgjedhur përmes konsensualitetit, përmes mirëkuptimit dhe dialogut ashtu mendojmë që në të ardhmen edhe Kryetari i shtetit të realizohet si një qëllim, aspiratë por edhe demonstrim për të gjithë qytetarët në këtë vend se Zot në këtë shtëpi janë edhe shqiptarët dhe se një Kryetar i këtij shteti mund të jetë edhe shqiptar por kjo vjen përmes një procesi që quhet konsensualiteti,” u shpreh kryetari Ahmeti.

Ne me gjakftohtësi, me urtësi kemi ardhur tek një vendim për një kandidat konsensual për një kandidat të përbashkët pasi kështu mendojmë se i bëhet një punë e madhe vetë shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Ka zëra se BDI-ja nuk bëri asgjë. Çka kanë prit prej BDI-së? BDI-ja bëri që kandidati konsensual të jetë fitimtar në këto zgjedhje dhe hyjmë si fitimtarë, pa BDI-në do të ishin humbës. Prandaj të pakësohen edhe fjalët, mos irritohet elektorati i BDI-së dhe të kuptohet drejt elektorati sepse për 30 vite sa ka patur gara për president shteti ndër to kanë dalur edhe kandidat shqiptarë me çka edhe vetë BDI-ja e provoi dy herë radhazi. Jo rastësisht jemi ulur dhe analizuar se çka të bëjmë më tutje pasi hymë në një veprim ku dihet se nuk ka fitim, pse të bëjmë harxhime kot andaj po instalojmë një koncept dhe filozofi që ka edhe çmim. Këtë koncept dhe kësaj filozofie i kanë hyrë vetëm anëtarët e BDI-së dhe nuk kanë guxim partitë dhe lëvizjet qytetare që lindin çdo ditë në këto hapësira të hunë në koncepte dhe filozofi të rëndësishme dhe përmbajtjesore për vendin dhe për qytetarët,”nënvizoi Ahmeti

Në fund të fjalimit të tij kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se me 5 maj votohet për NATO, me çka jepet porosi e rëndësishme pasi ky vend ka arritur pjekurin dhe është i përgatitur për të hap negociatat edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Në të kundërtën dërgohet porosi shumë e keqe dhe u jepet armë dhe argument të gjithë atyre vendeve në Bashkimin Evropian që janë kundër hapjes së negociatave të Maqedonisë së Veriut në qershor të këtij viti. Me 5 maj duhet të jepet porosia e madhe për të gjitha ata skeptik të vendit se nuk mund të ketë filozofi dhe koncept që na afron njëri me tjetrin që e dërgon vendin përpara që na ofron na anëtarëson në NATO dhe Bashkimin Evropian. Me 5 maj votohet kandidati konsensual z.Stevo Pendarovski dhe të mos biem në grackën e atyre që din të ngrisin kurthe se ne jemi me dy mënde dhe se Talat Xhaferi do të bëhet kryetar shteti. Talati është kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut dhe jo administrator i këtij vendi,” potencoi Ahmeti.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!