Zgjedhjet presidenciale dhe kandidati konsensual apo i marrëveshur, siç duket kanë irrituar tej mase lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai duket i dëshpëruar si nga LSDM ashtu edhe nga partitë e vogla opozitare shqiptare.
Ahmeti tha se dalin fjalët e tija dhe tezat se shqiptarët nuk kanë pasur nevojë përr më shumë se dy parti politike, pasi vota përçahet e edhe te votimi i presidentit të ardhshëm, do të ndihojë.
“Kjo temë është shumë interesante, duhet të merren analistët, mediat… Ju e dini se sa herë e kam ngritur çështjen se shqiptarët nuk kanë nevojë për më shumë se dy parti politike, dikush nuk e merr seriozisht, nuk shtrojnë debat. Tre parti politike i dobësojnë shqiptarët, dy i rrisin cilësit e vlerat.
Unë në politikë jam rreth çerek-shekulli. Aq jemi ne, tani me shumë parti politike, do të përçajmë votën edhe me presidentin. Ka vite që e kemi ngritur çështjen e një presidenti të marrëveshur, këtë temë e kam ngritur që në kohë e Crvenkovskit.
Unë e di se nëse një shqiptar garon për president, akoma ka ngarkesa e ngatërresa nga bashkqytetarët e mi maqedonas. Prandaj na duhet një kandidat i përbashkët e i pranueshëm që na afron të gjithve”, tha Ahmeti.
Ai sqaroi se kanditatin konsensual e ka propozuar edhe para pesë viteve, duke biseduar për këtë ide edhe me VMRO edhe me LSDM
“Këtë para pesë viteve ja kam thënë edhe VMRO-DPMNE-në për profesorin Vllado Popovski. Ishte një njeri që njihte Bajram Currin, Lidhjen e Prizrenit…kishte mundësi ai vetë të ulet e të bisedojë edhe me elektoratin shqiptarë.
Nuk e arritë, ishin bindejet e Nikollës. Pastaj kemi biseduar me Zaevin. Nuk shkoj te njëri-tjetri t’i lus se unë te ata nuk kam hipotekë, nuk kam hipoteka as te përgjimet, pasi moti ato inçizime do të dilnin. Pastaj kam biseduar me Zaev i cili më premtoi dhe më tha se do të dalim me kandidat të përbashkët, por doli me Pendarovskin, një kandidat për të cilin nuk na konsultoi.
Kështu që ne si parti politike u drejtuam qytetarëve që të abstenojnë nga procesi i presidentit, pasi asnjëri nuk ishte kandidat që ne kërkonim”, shtoi Ahmeti.
Ai tha se dora e tij nuk do të votojë asnjëherë një kandidat maqedonas që del nga kongreset partiake të partive politike maqedonase.
“Ne nuk hoqëm dorë dhe nuk heqim as sot dorë, nëse nuk ka reciprocitet, mua nuk ma lejon dora të votojë një kandidat që LSDM do ta votojë në Kongres. Këto lëvizje të pandershme që u bënë nga LSDM, më vendosin me shpatulla në murë te lektorati im. Nuk kemi qenë patericë e VMRO-së e as jemi bisht i LSDM-së. Kemi vendosur të dalim me kandidatin tonë pas këtyre veprimeve, edhe Zaev më tha se disa njerëz te ata nuk kanë vepruar mirë pse kanë vepruar kështu. Tani, BDI do ta thirr mbledhjen e radhës ku do të vendosim se si më tej”.
Duke folur për kandidatin e përbashkët mes shqiptarëve për president, ai nënvizoi se u ka bërë thirrje partive shqiptare, por siç ai tha, ata tallen. Me të voglin nuk thonë kotë mos u ulë në sofër se stërpikesh, tha Ahmeti. Ahmeti kishte edhe një mesazh për partitë tjera shqiptare, tha se ai është lider i dalë nga pushka.
“Dua të dal këtu te partitë shqiptare, të cilave u bëra thirrje të ulemi për president, që mos thënë se nuk i thirra sikurse me tryezën e përbashkët. Atë tryezë duhej ta thërras PDSH, e jo BDI, por ta lemë atë se u bëmë turpi i botës. Siç thonë, me të vegjëlit mos u ulë në sofër se të stërpikin. Unë dola e i thirra, e ata tallen, por mos harroni se unë nuk jam lider nga mediat, por lider i dalë nga pushka.
Ata me ofendime nga më të rënda vazhduan dhe e prishën qefin e bisedimeve. Unë nuk jam për akrobacione, por për të prish punë, ta prish shtetin e të mos e dish se ku e ke kokën. Po të duam e të jemi të papjekur, ne do të krijonim krizë për president që moti, nuk do të ishin arritur zgjidhej për asgjë”, tha Ahmeti.
Ahmeti tha se tema e presidentit është e hapur, do të bisedohet edhe më tej deri në momentin e duhur.
“Do të negociohet, nuk flasim me gjakënxehtësi, palët le të flasin, por te ne fjala ka peshë, pasi fjala e dalë nga goja vret më shumë se plumbi. Ka hapësirë për bisedime e për të menduar”