Në Tiranë ka nisur Samiti i Dytë i Diasporës Shqiptare në Tiranë.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u prit nga kryeministri Rama.
Në samit ndodhet edhe kreu i BDI-se, Ali Ahmeti dhe Enver Hoxhaj.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti bëri thirrje për mobilizim të mërgatës shqiptare kudo për të zbarkuar në atdhe .
Ali Ahmeti: “Gjergj Kastrioti u mobilizua dhe u imbarkua këtu. Rilindja shqiptare veproi në perëndim e lindje, por të tërë energjinë e vuri në shërbim të vendit dhe të atdheut. Pavarësia e Shqipërisë, Ushtria Çlirimtare u financua u ushqye dhe mobilizua pikërisht nga mërgata. Të zbarkojmë me njerëz të mençur, inxhinierë, ekonomistë, juristë, doktorë të mirë të të gjitha fushave, për këtë më së shumti nevojë ka atdheu ynë, Shqipëria, Kosova e Maqedonia. Të gjitha mundësitë janë ti materializojmë”. (INA)