Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në llogarinë e tij në Facebook, bëri të ditur se sot në Shkup ka takuar kryetarin e Lëvizjes Besa Bilall Kasami.
Ahmeti shkruan se me Kasamin janë dakorduar që të vazhdojnë përpjekjet në rrugën euroatlantike të vendit si dhe për reformat e shumë pritura në drejtim të sundimit të Ligjit.
“Pas bisedës telefonike të javës së kaluar, sot në Shkup takova Kryetarin e Lëvizjes “Besa”, z. Bilall Kasami.
Me z. Kasami vlerësuam mbarëvajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik dhe bashkarisht mirëpritëm vlerësimet afirmative të komunitetit ndërkombëtar dhe në veçanti të OSBE/ODIHR.
Gjatë takimit konstruktiv, u dakorduam të vijojmë përpjekjet tona në rrugën euroatlantike të vendit si dhe reformat e shumëpritura në drejtim të sundimit të ligjit duke zhvilluar dialog të hapur dhe të vazhdueshëm.
Në ditët në vijim, gjithësesi se shpresoj që të realizoj takime pune edhe me kryetarët e partive opozitare shqiptare në interes të qytetarëve të vendit tone”, shkruan lideri i BDI-së, Ali Ahmeti në rrjetin social Facebook.