Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka realizuar sot në Shkul takim me Ambasadorin e Francës në Maqedoni z. Kristian Timonier. Bashkëbiseduesit diskutuan rreth zgjedhjeve lokale, situatës politike, proceset reformuese në Maqedoni si dhe integrimin EuroAtlantik të vendit.
Kryetari Ahmeti përsëriti qëndrimin për gjykimin e Lagjës së Trimave që përfshinë hetim ndërkombëtar, komision anketues në Kuvend dhe zbardhjen e plotë të vërtetës.Në lidhje me reformat, z. Ahmeti tha që BDI është duke i prirë reformave në Kuvend dhe në Qeveri si parakusht të realizimit të përkushtuar që të vijoj procesin reformues me po të njejtin vrull pas përfundimit të zgjedhjeve. Ahmeti foli edhe për intensifikimin e përpjekjeve për tejkalimin të kontesteve me fqinjtë dhe zhbllokimin e rrugëtimit tonë drejt Brukselit. Periudha para nesh i takon zbatimit të politikave që përkrahen nga qytetarët.