Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti: “Shqiponjat u kthyen në fole”, jemi fitues absolut

Ali Ahmeti: “Shqiponjat u kthyen në fole”, jemi fitues absolut

Krei i BDI-së Ali Ahmemti derisa paralajëmroi fitoren e subjektit të tij politik, tha se me këtë fitore të BDI-së kanë fituar gjithë shqiptarët dhe se nuk ka humbur askush.

“Do jemi dalzotës të vërtet të ët gjithë shqiptarëve, ashtu siç kemi qenë për 18 vite me radhë”, tha Ahmeti në paraqitjen e tij të parë, pas përfundimit të procesit të sotëm zgjedhor.

“Falënderoj votuesit që në këto rrethana paksa të vështira iu përgjigjen thirrjes për dalje në zgjedhje. Në këto rrethana të rënduara ne vërtet në rend të parë e kemi pas shëndetin, por kjo duhej ndodhur sepse shteti pa institucione nuk mund të funksionoj. Andaj një mirënjohje të thellë sepse kjo është një sakrificë që kanë bërë njerëzit”, deklaroi Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së, duke nënvizuar atë që BDI nuk do të punoj vetëm për votuesit e saj por për të gjithë shqiptarët.

“Jemi fitues absolut në të gjitha zonat zgjedhore. Në zonën zgjedhore numër 1, fitues BDI, Në zonën numër 2 fitues BDI, në njësinë zgjedhore 5 fitues BDI dhe në njësinë e 6 zgjedhore fituese BDI. Kemi siguruar mbi 100 mijë vota”, tha Ahmeti.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments