Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: “Reketi” është më shumë se një skandal, përgjegjësi për të...

Ali Ahmeti: “Reketi” është më shumë se një skandal, përgjegjësi për të gjithë

Kreu i BDI-së Ahmeti foli për herë të parë për skandalin “Reket”. Ai nuk beson që ky rast është skenar ndërsa kërkon përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në këtë skandal. Ahmeti insiston që rasti të ndiqet deri në zbardhjen e tij dhe se është e nevojshme angazhimi i të gjitha palëve për zbulimin e plotë të tij.

Nuk e di se sa ka vend këtu që të mendohet se ka skenar. Populli ynë e ka një shprehje një filozofi të jashtëzakonshme “lakmia e prish çdo kënd” unë mendoj që këtu është punë lakmie. Nuk ka këtu të bëj çështja me ndonjë skenar sipas vlerësimeve të mia. Për të hyrë në këto skema se ka skenar këtu apo atje kjo do të thotë se duhet të largohemi nga objektivi për ta zbuluar të vërtetën. Këtu duhet punuar me insistim, e vërteta të del në sipërfaqe. Kushdo qofshin ato të cilët janë të përfshirë në këtë skandal lë të përgjigjen përpara drejtësisë – deklaroi Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Kreu i integristëve konsideron se vettingu është rruga e vetme e cila do të çojë vendin drejt ç’lirimit të institucioneve dhe drejt zhdukjes së krimit dhe korrupsionit.

Ne angazhohemi për këtë filozofi, të kemi vetting në këtë vend për të gjitha institucionet. Të kemi transparencë në të gjitha institucionet e vendit, duke filluar që nga organet më të larta shtetërore deri te ata komunale dhe e tërë kjo filozofi mund të na çojë tek një sukses në luftën kundër krimit , korrupsionit si dhe rritjes së cilësisë së jetës së njerëzve qoftë si jetë e çdo individi por qoftë edhe si cilësi, vlerë në arsim, kulturë, shëndetësi. Dhe ne mendojmë se me këto parime mund të ndërtojmë një shtet dhe një shoqëri shumë më të përparuar, zhvilluar dhe afër integrimit dhe pranimit në BE – tha Ali Ahmeti, Kryetar i BDI-së.

Për skandalin “Reketi” kanë reaguar edhe partitë shqiptare në opozitë. Aleanca për Shqiptarët ka kërkuar që “Reketi” të mos i lë nën hije lëndët e Prokurorisë Speciale Publike që kanë të bëjnë me funksionarët e BDI-së. Edhe Lëvizja Besa ka kërkuar që Prokuroria t’i hetojë të gjitha krimet e bëra dhe korrupsion pa përjashtime.

Vjollca Aliti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!