Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Përgjimet janë shaka, ne kurrë s’kemi sharë, s’kemi ofenduar

Ali Ahmeti: Përgjimet janë shaka, ne kurrë s’kemi sharë, s’kemi ofenduar

Në 17 vjetorin e themelimit të partisë, kryetari I BDI-së Ali Ahmeti ka komentuar edhe bisedat e përgjuara që po publikohen në internet për të dhe bashkëpartiakët e tij, shkruan gazeta Lajm.

Ahmeti ka thënë se nuk i ka dëgjuar “bombat”, por nga ajo që i kanë treguar bashkëpartiakët e tij, bëhet fjalë për biseda private që ai i ka quajtur shaka.

“Nuk I kam dëgjuar bisedat e përgjuara, sepse nuk kam veshë për shaka. Organet e drejtësisë duhet të merren me këto biseda të përgjuara dhe të njejtat nuk duhet të përdoren në tregun e zi. Le të publikojnë bisedat tona zyrtare. Pse nuk bëhet kjo por, jepen gjëra të kota.

Kjo është frymë e mëngjesit edhe këto do të ikin sepse njerëzit merren me to. Organet e drejtësisë nuk duhet të bëjnë drejtësi selective jo vetëm për këtë rast dhe jo të heshtet përpara gjërave që kërkojnë rend dhe zgjidhje” tha Ali Ahmeti. Ai më tej u shpreh se BDI-ja është parti serioze që asnjëherë nuk ka sharë oponentët politikë, siç bën opozita, sipas tij.

“Ne kurrë skemi sharë, s’kemi ofenduar, por kemi kërkuar të matemi me programe dhe vizione. Në mungesë të programeve të tjerët merren me sharje.

Me këto shpifje BDI edhe 100 vjet do të rrojë sepse kundërshtarët nuk I ka të denjë për përballje në fushë të mejdanit”, tha Ahmeti/Gazeta Lajm.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!