Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniAli Ahmeti përballë analistëve ”Dele”‘

Ali Ahmeti përballë analistëve ”Dele”‘

Debati i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti në TVM 2 përballë analistëve, Emin Azemit, Albert Musliut dhe Ibrahim Mehmetit ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. Shumë komentues i kanë quajtur si “dele” analistët duke e dëgjuar Ahmetin e jo duke kundërshtuar për veprimet politike të tij gjatë këtyre viteve.

“Kur do të kemi analist si në Shqipëri, që do tia thonë liderit, kryeministrit apo edhe presidentit në ballë për mashtrimet politike, për gënjeshtrat politike dhe për dobësitë e tij në jetën politike, pse kaq vasal këta analist, çka i ka zënë Alia që ishin kaq shumë dele ndaj tij” ka shkruar një komentues në rrjetet sociale.

Ata kanë kritikuar edhe punën e njërit që sipas tyre thonë nuk mund të jetë analist që do tju bëjë ballë liderëve apo pushtetit nëse merr grante nga pushteti dhe ecën me vetura luksose më të shtrjnta se të pushtetarëve.

“Delja e mbrëmshme e cila ecën me veturë më të mirë se të Alisë, normal që do të jetë dele, sepse ai vazhdimisht merr grante nga pushteti, dhe ska ftyrë me e kundërshtu pushtetin” thotë një komentues tjetër në shumë portale ku është publikuar lajmi i debatit mes analistëve dhe liderit të BDI-së Ahmeti.

Siç mësohet jozyrtarisht, njëri nga analistët pas debatit ka gjasa maksimale të bëhet ambasador, andaj edhe ka qenë si dele në emision.

Ndryshe Ahmeti gjithnjë është i qëndrueshem dhe nuk provokohet nga analistët, ai ju bën ballë edhe analistëve të Shqipërisë andaj edhe gjithnjë del fitimtarë në debat. /TS/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments