Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniAli Ahmeti: Palët t'i thërrasin mendjes, tani është koha

Ali Ahmeti: Palët t’i thërrasin mendjes, tani është koha

Diskutimet mes Greqisë dhe Maqedonisë në lidhje me çështjen e emrit, kanë hyrë në një fazë të re, ndërsa palët me ndërmjetësimin e OKB-së, kërkojnë një zgjidhje sa më të shpejtë.
Në një intervistë për gazetën greke “Ekathimerini” kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka folur në lidhje me diskutimet mes vendeve, ndërsa ka apeluar për një zgjidhje sa më të shpejtë të emrit, pasi sipas tij, emri nuk duhet të shkojë në referendum publik.

Sipas Ahmetit, mënyra më e mirë për të zgjidhur emrin, është vijimi i diskutimeve dhe përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore mes Shkupit dhe Athinës, ndërsa kjo duhet të ratifikohet nga dy parlamentet përkatës.

I pari i Bashkimit Demokratik për Integrim, argumentoi se nuk do të ketë kohë më të mirë për Greqinë dhe Maqedoninë se sa e tashmja për të zgjidhur mosmarrëveshjet e së shkuarës.

Ahmeti shkon më tej ku thotë se nëse kjo marrëveshje nuk do të arrihet, atëherë kjo kërcënon unitetin e Maqedonisë dhe kufirin e sotëm të saj. Ai gjithashtu zbulon se emri “Republika e Maqedonisë Veriore” është paraqitur gjatë bisedimeve në vitin 2011.

“Negociatat kanë vazhduar gjatë dy dekadave të fundit. Të dyja palët, Shkupi dhe Athina, si dhe qytetarët e tyre dhe komuniteti ndërkombëtar, kanë një kuptim të thellë të natyrës së problemit. Shpesh në të kaluarën, mosmarrëveshja dhe rezonancë emocionale që mund të kenë, janë keqtrajtuar nga politikanët në fushatat e tyre parazgjedhore. Sot jemi më të informuar, kemi njohuri më të mirë për njëri-tjetrin dhe e dimë se nuk përbën rrezik për njëri-tjetrin. Krejt e kundërta, ne jemi fqinjë, qytetarët tanë komunikojnë çdo ditë, bizneset tona kanë lidhje të ngushta komerciale dhe ne ndajmë të njëjtin fat”-thuhet mes tjerash në intervistën e Ahmetit.

“Kjo është arsyeja pse, në një botë të trazuar të tilla si kjo, është detyra jonë si politikanë të përmbahemi nga nxitja e qytetarëve tanë nga frika dhe pasiguria, dhe me guxim te kemin një zgjidhje që do të përfitojnë të dyja palët, një kompromis që do të jetë i pranueshme në Athinë dhe Shkup”-theksoi ai.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!